Gjendet një granatë në anë të rrugës, policia rrethon zonën në Elbasan
Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit është gjetur një granatë dorë.
Mësohet se granata është konstatuar në anë të rrugës nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Elbasan/ Informacion paraprak-
Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granat dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.