Betis futet në garë për shërbimet e Manajt

Manaj vazhdon të ketë interesim nga skuadra të ndryshme evropiane.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Barcelonës është Real Betis.

Shqiptari ka shkëlqyer në ndeshjet para-sezonale me ‘Blaugranët’ duke bërë kështu që shumë ekipe të hidhen në sulm për të.

Në mesin e skuadrave të interesuara për 24-vjeçarin janë edhe Sassuolo, Famalicao dhe Cadizi.

Të gjitha opsionet mbeten të hapura për futbollistin e Shqipërisë, dhe mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.