VIDEO/ Aksident masiv në Formula 1, dalin nga gara 5 pilotë

Formula 1 vazhdon sagën e incidenteve teksa në garën e sotme në Hungari 5 pilotë kanë ndërprerë garën si pasojë e përplasjes në xhiron e parë. 

Protagonist u bë piloti i Mercedesit, Valteri Botas, i cili rrëshqiti duke marrë para Maks Verstapen dhe në po atë kthesë Lens Stroll goditi Çarles Leklerk.

Piloti holandez ia doli të hyjë në pistë të vazhdojë garën, ndërsa nga gara dolën Stroll, Perez, Norris, Leklerk dhe Botas.

Piloti i Ferrarit, Leklerk, reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e quajtur përplasjen si një lojë boulingu duke marrë komente të shumta pozitive në mbështetje.