Florida raporton numrin më të lartë të të infektuarve prej fillimit të pandemisë

Florida raportoi 21,683 raste të reja COVID-19, numri më i lartë i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, sipas medias amerikane. 90% e infektimeve janë me mutacionin Delta.

Shtrimet në spital dhe vdekjet nga virusi në mesin e të pavaksinuarve po rriten.

Ndërkohë, guvernatori i Floridas Ron DeSantis ende nuk po vendos për rritjen e masave kufizuese si përdorimi I maskave apo distancimi social. Të premten, ai vendosi që në shkolla të mos mbahen maska.

Florida shënoi numrit më të lartë të të infektuarve 19,334 raste më 7 janar, para të niste vaksinimi i popullsisë.