Tërmeti lëkund sërish vendin fqinj, nuk ka qetësi në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Nisiros në Greqi.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinë e ka raportuar si një tërmet të “fortë” këtë të sotmin.

Tërmeti u pasua edhe nga dy lëkundje të tjera me fuqi 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra u shënua 22 kilometra në jug-perëndim të qytetit Nisiros. Deri nuk është raportuar për dëme.