Veliaj foto nga Tokio, ndërron 8 herë për 2 orë shpjegimin për vizitën

Akoma më keq është Erjon Veliaj, i vetmi njeri që nuk kishte arsye të ndodhej aty. Si njeriu më i lirë për të abuzuar me fondet, ai u nis me një ftesë të supozuar nga Tokio Gov, që është bashkia e Tokios dhe e nxori kokën aty ku publiciteti është më i madh.

Ndërsa Komiteti Olimpik nuk gjeti fonde për të çuar trajnerin e Briken Caljas në Tokio, megjithese Kryeministri e bekoi me propagandë ekipin Olimpik, për Erjon Veliajn, gjithçka është e lehtë.

Ai mund të shkojë atje pavarësisht kostove të larta dhe mund të zevendësoje trajnerin e Caljas, megjithëse pas garës.

Peshëngritësi shqiptar nuk hyri sot në zonën e medaljeve për 1 kilogram. Nëse trajneri i tij do të ishte aty, mund ta ndihmonte, por nuk ishte e mundur, se Elez Gjoza mendoi që udhëtimi i tij ishte më i rëndësishëm se i trajnerit.

Akoma më keq është Erjon Veliaj, i vetmi njeri që nuk kishte arsye të ndodhej aty. Si njeriu më i lirë për të abuzuar me fondet, ai u nis me një ftesë të supozuar nga Tokio Gov, që është bashkia e Tokios dhe e nxori kokën aty ku publiciteti është më i madh. Në fakt aty ku Shqipëria po dështon në mënyrë spektakolare dhe një nga arsyet është se ka politikanë si Veliaj që, në vend të ndihmojnë sportin, blejnë bileta të shtrenjta dhe peesonazhe të njohur më paratë publike.

Me imunitet të plotë nga SPAK, nuk jep as njoftim, as llogari për çfarë ka shkuar në Tokio, por kur Bashkia u pyet nga Dosja.al për vizitën, në vend të përgjigjes zyrtare, nxori një status në Facebook, ku pretendon se ka dhënë shpjegimet. Aq i zënë ngushtë është nga pyetja e thjeshtë e redaksisë së Dosja.al, sa siç mund ta shihni, e ka edituar 8 herë për 2 orë postimin, në kërkim të gënjeshtrës më të bukur. Për detajet e tjera të vizitës do e njohim lexuesin në ditët e ardhshme.