Billie Eillish falenderon publikisht artistin që e ka ndihmuar gjatë karrierës muzikore

Këngëtarja Billie Eilish ka folur për herë të parë haptas për marrëdhënien që ka me mentorin e saj, këngëtarin e famshëm Justin Bieber.

Artistja 19-vjeçare e hitit “Bad Guy” ka folur për “The Mornin Mash Up” rreth albumit të saj më të ri, duke shtuar se Bieber, 27-vjeçar e ka ndihmuar atë që ta menaxhojë famën, derisa vazhdon të thyejë rekorde në industrinë e muzikës.

E pyetur nga moderatorët e emisionit, nëse ajo do të realizojë ndonjë këngë së bashku me Bieber, Eilish ka qeshur duke thënë se “Ai është njeriu më i ëmbël ndonjëherë”.

“E dua. Ai është një shok shumë i mirë. Më ka ndihmuar shumë, sidomos në aspektin e menaxhimit të famës”, është shprehur Eilish.