VIDEO/ Pamje qesharake, burri mbyll sytë me dorë dhe bërtet çuditshëm nga frika prej vaksinës

Shumë njerëz kanë frikë nga vaksinat dhe kjo po del në pah sidomos gjatë pandemisë, kur miliona persona në mbarë botën po vaksinohen kundër Covid-19.

Në një video të publikuar nga tabloidi britanik, Daily Mail, shihet një burrë i ri, i cili duket së vërtet frikësohet shumë nga vaksina.

Ndërkohë që infermierja ia pastron dhe ia përgatit krahun për vaksinim, ai dëgjohet duke bërtitur me zë të hollë dhe shihet duke i mbyllur sytë me dorën tjetër.

Infermierja por edhe njerëzit tjerë që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbajnë të qeshurat.

Në fund, pasi e merr vaksinën, burri duartrokitet nga të pranishmit për guximin që mezi e gjeti.

Media që ka publikuar videon nuk ka treguar se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.