Këngëtarja e njohur emërohet specialiste në Ujësjellësin e Durrësit

Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret e cila prej disa kohësh është tërhequr nga muzika dhe së fundmi ka marrë një post pune në UKT.

Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Këngëtarja e mban këtë pos që në datën 10 Qershor të këtij viti, vendim I marrë mbi firmën e drejtorit të Ujësjellësit.

Ndërsa sa i përket jetës së saj persnale, këngëtarja është treguar shumë e rezervuar teksa tregon se në të adhmen mendon ta zgjerojë familjen.

“Na pëlqen familja e madhe, të kemi shumë fëmijë, na pëlqen të ketë zhurmë shtëpia sepse fëmijët janë gëzim”, tregoi Zaimina.