Fotoja e pabesueshme/ Kush ishin krerët komunistë të Kosovës dhe drejtuesi i Jugosllavisë që luajtën me Kukësin më 1930

Kjo është fotografia e vetme e skuadrës së parë të futbollit të Kukësit, e realizuar në vitin 1930.

Skuadra e parë kuksiane me bërthamë Internatin e Krumës përbëhej nga futbollistë të cilët më vonë morën role drejtuese në shtete të ndryshme.

Këta janë disa nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës së futbollit; Mehdi Daci, më vonë oficer në akademinë e Romës dhe mësues në Kukës e Dibër, Fadil Hoxha-më vonë ish-kryetar i Kosovës dhe një vit dhe kryetar i Jugosllavisë,  Xhavit Nimani-më vonë ish-kryetar i qeverisë së Kosovës, Xheladin Hena-dëshmor i LANÇ,  Mal Sali Mani- bajraktar i Tropojës dhe Sali Morina-ish drejtor i Internatit të Krumës.