Rita Ora dhe Taika Waititi nuk i kursejnë pozat e ëmbla krah njëri-tjetrit

Rita Ora dhe regjisori i njohur Taika Waititi e kanë bërë publike lidhjen e tyre para tre muajsh dhe që nga ajo ditë ata nuk i kursejnë daljet e përbashkëta publike.

Së fundmi, çifti ishin të ftuar në ditëlindjen e mikeshës së tyre Kate Beskinsale dhe ata kanë publikuar fotografi të ndryshmë.

Fotografitë e publikuara në Instagram, e tregojnë çiftin shumë të afërt dhe më të dashuruar se kurrë teksa shijojnë festën nën shoqërinë e miqve të tyre.

Dy ‘zogjtë e dashuruar’, kishin zgjedhur të vishnin veshje në ngjyrë të zezë dhe ishin kombinuar mjaft bukur teksa shijonin çdo moment.