Vetëm 1 kg e ndan Briken Caljen nga medalja në Lojërat Olimpike

Peshëngritësi ynë, Briken Calja, konkurroi në peshën 73kg në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Syri.net.

Në stilin e shkëputjes, 31-vjeçari ngriti 151 kg, duke u renditur në vend të shtatë.

Në shtytje, shtangisti nga Shtërmeni ngre në provën e parë 184 kg.

Në provën e dytë, Calja tenton peshën 188 kg, por nuk ia del dot mbanë.

Në provën e tretë, tentohet pesha 190 kg, të cilën Calja e ngre me sukses.     

Në dygarësh Briken Calja ngre 341 duke u renditur në vend të katërt në klasifikimin e përgjithshëm, vetëm 1 kg larg medaljes së bronzit.