A po ndajnë para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa ditë më parë mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marrëveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqësore stoku i të cilave për shkak të dështimit të reformës në drejtësi ka arritur në mbi 100000.

Në këtë kontekst shtoj se shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo dollar të taksapaguesve amerikan që vjen si ndihmë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptar.

Por pasi mësova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok të gjykatave të vendit në Shqipëri drejtohet nga ish-bashkëshortja e Edvin Ramës dhe aktualisht bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Çuçi, e konsideroj këtë marrëveshje midis Llagamit dhe Ficos fort të dyshimtë për korruptive dhe të papranueshme.

Unë nuk mendoj se gruaja e ministrit të Brendshëm është personi që duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqësore. Këtë Llagami, e emëruar aty në aplikim të standardeve të dyfishta  e di shumë mirë. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj. Çuçi-Fico duket i ka më të lehta pazaret.

Duke i dorëzuar menaxhimin e dosjeve gjyqësore bashkëshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emërimit në krye të organeve drejtuese të vëllezërve, motrave, kunetërve të ministrave të PS-së si Pamela Ballukut në KPK, vëllait të ish-ministres Gjermeni, Artur Metanit në krye të ILD, kunatit të ish-ministres Kodheli, Genti Ibrahimit në krye të KLP-së, ish-ministrit Panda në Gjykatën e Lartë dhe zyrtarëve të tjerë, drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritarëve të sotëm.

Së dyti nuk besoj se paratë e taksapaguesve amerikan duhet të shpenzohen për projekte të grave të ministrave të një qeverie ndër më të korruptuarat e planetit dhe që punon ditë e nate kundër opozitës së vendit.