Tokio 2020: Pse bota po flet për notarin hungarez Kristof Milak?!

Në ditën e pestë të Lojërave Olimpike 2020 në Tokio, Kristof Milak fitoi medaljen e artë në stilin flutur 200 metra, me një kohë prej 1.51.25.

Me këtë vlerësim Milak u bë pronari i ri i rekordit olimpik.

Rekordi i vjetër i përkiste notarit legjendar amerikan Michael Phelps me një kohë 1.52.03 në Pekin 2008.

Sportisti hungarez gjithashtu mban rekordin botëror në këtë stil që nga viti 2019 me kohën 1.50.73.

Ndërsa  japonezi Tomoru Honda fitoi medaljen e argjendtë, dhe medaljen e bronzit e fitoi italiani Federico Burdisso.