Maqedonia e Veriut ndryshon Kodin Penal/ 3 vite burg për ata që sulmojnë gazetarët

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut ka pësuar disa ndryshime. Në këtë kod janë ashpërsuar më tej dënimet ndaj autorëve që sulmojnë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët.

Ministri i Drejtësisë njoftoi se me ndryshimet e reja ata që do të sulmojnë gazetarët mund të dënohen më masën e arrestit deri në 3 vite burg.

 

Mediat janë favorizuar duke ulur koston e gjobës për shpifjet. Këto ndryshime do të miratohen dhe do të hynë në fuqi në shtator dhe sulmet ndaj gazetarëve do të konsiderohen si sulm ndaj zyrtarëve të shtetit.