Plehrat helmojnë fierakët, Baçi: Janë të pangopur, qytetarët të reagojnë

Pas situatës katastrofike të krijuar në Fier nga djegja e mbeturinave ka reaguar edhe drejtuesi lokal i Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Luan Baçi akuzon institucionet përgjegjëse lokale për papërgjegjshmëri totale.

“Tym, blozë, flakë, katastrofë mjedisore, dëm i pa rikuperueshëm për shendetin e qytetarëve”. “Papërgjegjshmeri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor!”, shkruan ai në shënimin e tij.

POSTIMI I PLOTE

Fieri sot!

Tym, blozë, flakë, katastrofe mjedisore, dëm i parikuperueshëm për shëndetin e qytetarëve.

Papergjegjshmëri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor!

Asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse!

Bashkia hesht, Prefektura nuk ekziston, Prokuroria është me pushime, KM është në delir!

Ka vite të tëra që e ashtuquajtura fusha e plehrave te "Vija e Ngjales" në Fier grumbullon dhe djeg mbeturinat që grumbullohen nga qyteti!

Megjithëse akordohen para të shumta të taksapaguesve fierakë, bëhen tendera me shuma marramendëse, ndërtohet incineratori i famshem korruptiv, mbeturinat vazhdojnë të digjen, për të pastruar vendgrumbullimin dhe pastaj të hedhin të tjera mbeturina!

Në kontratat e shumta që bëhen është parashikuar qe inceneratori do të pastronte edhe mbeturinat e grumbulluara prej vitesh në këtë vendgrumbullim, por çdo ditë këtu me urdhër të Subashit u vihet flaka mbeturinave, dhe patjeter që do të faturohen si mbeturina që i konsumoi incineratori!

Janë të pangopur në babëzinë e tyre, janë hajdutë dhe abuzues të pandreqshëm, janë të kapur dhe të korruptuar në palcë!

U bëj thirrje qytetarëve fierakë të reagojnë, ne duhet të kundërshtojmë me forcë këtë lloj sjellje të pushtetarëve të korruptuar, këtë abuzim të pashembullt, këto vjedhje marramendëse!

Mjaft më!

Mjaft më!