FOTO/ Rita Ora nis mëngjesin me poza provokuese me bikini

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video.

Rita ka nisur ditën me pozitivitet duke publikuar fotografi të reja në rrjetin social “Instagram”, e veshur me bikini, duke vënë në pah linjtat trupore.

 

Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën “You for Me”, e që tregoi se këtë mëngjes u zgjua me gëzim duke parë suksesin që bashkëpunimi i saj i fundit me Sigalan është duke shënuar.

 “U zgjova këtë mëngjes me kaq shumë dashuri për këngën time dhe Sigala-n, ‘You for Me’.

 

E tëra që mund të them është se nuk mund të ndalem së qeshuri nga lumturia. Faleminderit që më bëtë të buzëqeshë sot”, ka shkruar Rita në rrjetin social “Instagram”.