Zjarret po djegin sipërfaqe me kullota e ullinj në Tragjas të Vlorës

Pas zjarrit në Dukat një tjetër vatër zjarri është aktivizuar sërish në Tragjas.

Si pasojë e flakëve po digjen hapësira me kullota dhe ullinj.

Përhapja e zjarrit po favorizohet edhe nga era, ndërsa shuarja e tij po tentohet të bëhet me mjete rrethanore.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.