", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/27/auto_unnamed-61627410953.jpg", "width": 900, "height": 585 } }

Përmbysje e çmendur/ Teuta kualifikohet në raundin e tretë në Conference League

Teuta besoi dhe vuri në jetë një përmbysje të madhe, arriti të rikuperojë humbjen 0-2 të pësuar në Durrës duke marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë.  

Ekipi i Edi Martinit vë në jetë një mrekulli të vogël por historike për bregdetarët që prekin për herë të parë fazën e tretë të një turneu madhor si Conference League.  

Kampionët kishin kontrollin total të ndeshjes por kaluan në avantazh vetëm në minutën e 25-të me Sebino Plakun.

Sulmuesi 36-vjeçarë u kthye në protagonistin absolut teksa në momentin më të vështirë të sfidës në minutën e 80-të realizoi një super gol duke mbajtur Teutën në lojë.

Për ironi të fatit, Plaku kishte në këmbë edhe golin e fitores por në sekondat e fundi gaboi nga shumë pranë.

Teuta mbajti të njëjtin ritëm edhe në shtesë, limitet e shtesës së parë Gruda fitoi një 11-metërsh pas një faulli të pësuar nga portieri.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Sherif Kallaku u tregua i saktë duke i dhuruar Teutës një biletë për në turin e tretë ku do të përballen me irlandezët e Shamrock Rovers.