Bylykbashi: Shit-blerja e votës që nga 2015. U cënua sekreti dhe liria e votës. Më keq nuk ka

I ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, deputet i PD Oert Bylykbashi ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR dhe tjetërsimin e votës më 25 prill.

Bylykbashi: Është raport i rëndë duke konfirmuar të gjitha ato që kemi thënë ne, shkeljet para ditës së zgjedhjeve janë ato që përcaktuan më pas edhe deformimin e vullnetit të shqiptarëve. Është i rëndë pasi konfirmon trendin e disa palë zgjedhjesh që zhvillohen nën autoritetin e Edi Ramës, duke filluar që nga zgjedhjet e 2015. Për herë të parë në 2015 kemi filluar të kemi raporte të ODIHR-it që flasin për shkelje të standardeve bazë të OSBE. Për herë të parë në 2015 kemi shit-blerjen e votës si rekomandim. Është rënduar abuzimi me burimet shtetërore etj. Në 2017, pas dy vitesh kanabizim, shit-blerja e votës ishte rekomandimi prioritar numër një. Në vitin 2019, zonja Glover drejtuesja e këtij misioni, tha se zgjedhjet nuk u zhvilluan për interesin e qytetarëve shqiptarë, zgjedhjet u zhvilluan nga Rama, pasi opozita nuk mori pjesë.

Çështja e parë, rekomandimi më i rëndë ishte me abuzimin me burimeve shtetërore dhe presioni mbi zgjedhësit.

Kësaj radhe kemi jo vetëm këto probleme, por për herë të parë kemi rekomandimin kryesor, shqetësimi kryesor i OSBE është cenimi i lirisë dhe sekretit të votës. Ky është fundi.

Nëse flasim për zgjedhje se e kërkon kushtetuta, e kërkon OSBE, Këshilli i Evropës, është që zgjedhjet duhet të jenë të fshehta të lira, personale dhe periodike. Janë parime bazë. Është cënuar sekreti dhe liria e votës. Më keq se kaq nuk ka./ A.Z/