Raporti i OSBE/ODIHR, ambasada Britanike: Hetim shkeljes së të dhënave personale

Ambasada Britanike në Tiranë duke komentuar raportin e OSBE-ODIHR, është shprehur se duhet një rishikim i të gjithë kuadrit ligjor.

Gjithashtu ambasada kërkon hetim për daljen e të dhënave personale.

‘OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë’, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Tiranë.