VIDEO/ Basha: Ditën që doli raporti i OSBE-ODIHR, Rama liroi hajdutët e votave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me mediat, është shprehur se ditën që doli raporti i OSBE-ODIHR, Rama liroi hajdutët e votave në Durrës.

Basha deklaroi se Rama liroi nga burgu Astrit Avdylit dhe 3 persona të tjerë të dosjes 339.

‘Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.

Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash?

Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona’, tha Basha.