13 anëtarë largohen nga PD në Korçë, mes tyre edhe Andrea Mano

13 anëtarë të PD-së në Korçë, mes të cilëve edhe sekretari Devis Osmani dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Andrea Mano, janë larguar nga Partia Demokratike.

Mano ka bërë publike një deklaratë, duke dhënë edhe arsyet e largimit nga partia më e madhe opozitare.

Ai shkruan se dorëheqjen kanë ardhur në kushtet kur “nuk ka asnjë shenjë vullneti për të parë në sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj”.

“Të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

Të vendosur të qëndrojmë pranë demokratëve të thjeshtë në qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndarë sfida elektorale e kemi përballuar ditë të vështira në opozitë.

Të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kanë më shumë se kurrë nevojë për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit.

Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Korçë”.