‘Zgjedhjet e 25 prillit ranë’, Braimllari: Raporti i OSBE/ODIHR fakton manipulimet

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagoi në lidhje me raportin final të publikuar nga OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se ky proces ka rënë, pasi Partia Socialiste përdori administratën shtetërore, fondet e tërmetit dhe lidhjen me persona të inkriminuar për të orientuar votat dhe për të kërcënuar qytetarët.

Braimllari tha se beteja për zgjedhje të lira vazhdon për largimin sa më parë të bandës në pushtet.