Armiqësia mori fund? Çfarë po ndodh mes Noyzit dhe Getoarit?

Noizy dhe Getoar Selimi janë prej vitesh në një konflikt të vazhdueshëm me njëri tjetrin pasi që në fillimet e tyre të karrierës ata nuk patën raporte të mira si kolegë.

Edhe pse reperët janë përpjekur që me kalimin e viteve të rregullojnë raportet, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë mes Noizy-t dhe Getoarit.

Noyzi, nga ana tjetër vazhdon ende që në koncertet e tij të këndojë diss-et që ka bërë para disa kohësh për Getoarin dhe gjërat mes tyre ende nuk kanë ndryshuar.

Por kjo nuk do të thotë se ata të dy nuk mund të ndajnë të njëjtën skenë.

Në muaji shtator, dy reperët do të ngjiten në të njëjtën skenë për të dhuruar performancë për fansat e  tyre.

 Ata do të jenë të pranishëm në “Alba Festival”, një koncert që mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë.

Nuk ka rastisur ndonjëherë që ata të ngjiten në të njëjtën skenë dhe nuk e dimë si e kanë pritur reperët këtë fakt.