VIDEO/ Rindërtohet skena, si u aksidentua autobusi me shqiptarët e Kosovës

Mediat kroate kanë rindërtuar me anë të projeksioneve 3 D të gjithë momentin e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Salvonski Brod.

Në pamje shihet, autobusi nga Kosova që po ecën në autostradë, më pas rrokulliset dhe del në anë të rrugës.

Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të vdekur 10 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen të shtruar në spital.

Raportohet se shoferin e kishte zënë gjumi në momentin tragjik, e kjo deri më tani, po hetohet dhe si shkaku i kryesor i aksidentit.  

Autoritetet kroate kanë arritur ta arrestojnë burrin, e kjo dëshmi është dhënë dhe nga vetë ai. Megjithatë, hetimet janë ende duke vijuar.