Braçe ankohet për betonizimin e Tiranës/ Qytetarët: Denoncoje anonim te Berisha

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka dy ditë që ankohet në rrjetet sociale se punimet në disa pallate që janë në ndërtim, nuk e lenë të pushojë në shtëpinë e tij.

Por pikërisht reagimet e shumta të Braçes, kanë sjellë reagime nga qytetarët.

Shumë prej tyre i shkruajnë Braçes me ironi që ta denoncojë anonim tek ish-kryeministri Sali Berisha.