VIDEO/ Aksident i frikshëm në Lezhë, shihni si janë përplasur makinat dhe motori

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Dy makina, dhe një motoçikletë janë përfshirë në këtë aksident, që për fat të mirë ka përfunduar pa viktima.

Siç mësohet nga vendi i ngjarjes, njëra nga makinat ka përplasur fillimisht motoçikletën dhe më pas është përplasur me mjetin tjetër.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, dy pasagjerë na makinat dhe drejtuesi i motoçikletës, e cila është shkatërruar e gjitha.

Edhe mjetet kanë pësuar dëme të mëdha.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit rrugor.