Ish-kokurrentja e ‘Përputhen’, në pritje të ëmbël për herë të parë

Fjorela Peto ishte një nga ish-konkurrentet me rrugëtimin më të shkurtër në programin “Përputhen’.

Ajo mori vendimin për tu larguar nga programi disa puntata fill pas fillimit të tij, pasi kishte gjetur dashurinë e jetës jashtë dhe dëshironte t’i qëndronte besnike.

“Mendjen e kam te njohja jashtë se sa tek djemtë këtu”, u shpreh Fjorela para largimit.

Disa burime pranë familjes së ish-konkurrentes kanë zbuluar se Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura pasi është në pritje të ëmëbl.

Fjorela dhe partneri i saj i cili jeton jashtë vendit, thuhet se së shpejti do të celebrohen dhe do të jetojnë në shtetin e Belgjikës së bashku.

Lajmi i shatatzënisë së saj në fakt u vu re edhe nga ndjekësit në Instagram, pasi  në një foto të publikuar para disa kohësh, ata kanë vënë re se barku duket pak më i rrumbullaksour dhe se në disa foto ajo shfaqet shumë larg.