Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 25 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë janë realizuar 2,102 teste për koronavirus, prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht asnjë pacient nuk ka humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë dhënë 1, 149 doza kundër Covid.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë  357, 920 doza të vaksinës.