Përse Salsano Rrapi nuk pranon të martohet zyrtarisht? Aktori tashmë e ka një përgjigje

Salsano Rrapi dhe partnerja e tij morën vëmendjen e mediave rozë gjatë kësaj jave me një festën e organizuar me rastin e ditëlindjes së aktorit.

Erjona Kakeli ishte veshur me të bardha dhe i dhuroi partnerit të saj një unazë.

Në media u tha se Salsano dhe Erjona tashmë u martuan zyrtarisht, pasi kishin shumë vite që bashkëjetonin, edhe pse kanë sjellë në jetë dy vajza.

Por, në fakt, po të shohësh ceremoninë në detaje, ajo ishte një martesë simbolike, pasi martesë zyrtare ku përfshihet edhe celebrimi, nuk kishte.

Në intervista të ndryshme që Salsoni ka dhën dikuar sa i përket çështjes se përse çifti nuk preferon të martohet zysrtarisht ai është shprehur: “Të tregoj një barsoletë. Një person kishte vrarë gruan dhe e pyesin. Ti ke 35 vjet martuar me të, pse e vrave tani? Po më çmendi, pse mos ta vrisja. Po ti ke 35 vjet, pse u kujtove sot? Po ja mukajeti, hë sot, hë nesër dhe e vrava tani. Kështu edhe puna jonë, hë sot, hë nesër, mukajeti më ka lënë pa martuar me letra, por kjo nuk është e rëndësishme".