Kultivonte kanabis në pronën e tij, arrestohet 20-vjeçari, procedohet edhe babai i tij

Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin I.A i cili kishte kultivuar fidanë kanabis në një tokë në pronësi të tij në fshatin Shpataj, në Tiranë.

Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruar në rrugë operative, policia e shtetit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e kanabisit.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.