VIDEO/ Makina përplas 39-vjeçarin me biçikletë, perfundon me fraktura në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostraden Lushnjë - Rrogozhinë. Mjeti tip Audi me targa AA 306 GV ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë përgjatë autostradës.

Aksdenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Golem në kilometrin e tretë të aksit Lushnjë - Rrogozhinë. Personi i përplasur është Damian Leka 39 vjeç me njërën kembë me protezë.

Nga përplasja ka thyerje të gjytyrës tjëtër të poshtme por edhe fraktura të tjera. I dëmtuari akualisht është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë.

Policia po pyet drejtuësin e mjëtit për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe ka marrë masa per lehtësimin e trafikut i cili vazhdon të jetë i rënduar.