'Plagosën 2 të rinjtë mbrëmjen e djeshme në Tiranë', policia bllokon 3 makinat e të dyshuarve

Detaje të reja janë raportuar nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.  

Policia ka ndaluar mjetin e dyshuar të autorëve. 

Ngjarja ndodhi në një lokal në Rrugën ‘Todi Shkurti’, në kryeqytet.

Policia bëri me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

Personi i dyshuar si autori kryesor është Aldo Gjini i cili u largua nga vendi i ngjarjes me automjet.

Gjithashtu u shpallën në kërkim Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj, si bashkëpunëtor te Aldo Gjinit në plagosjen e mbrëmshme. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).”