Për një kanaçe…nxori kallashnikovin, zbulohet arsyeja banale e sherrit në Fier

Policia deklaroi gjatë ditës së sotme në një informacion për mediat se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Babë e bir janë arrestuar në Fier, njëri me automatik e tjetri me pistoletë që i mbanin pa leje.

Ata kanë kërcënuar komshiun e tyre pse  hodhi kanaçen e një pije freskuese në oborrin e tyre, shpjegojnë burime nga policia në Fier.

Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e 30-vjeçarit, i cili gjuajti në ajër dhe kanosi me armë zjarri kallshnikov fqinjin e tij.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.

I arrestuar është Fakim (Ilvan). Zyka, ka kanosur fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij dhe babai i tij shtetasi Petrit Zyka, 59 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.