Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet shoferi i benzit

Një person ka humbur jetën dje në Hamallaj të Durrësit, ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Policia njofton se është arrestuar B. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues G. H., 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën E. H., 34 vjeçe, e cila ka qenë pasagjere. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.