Britney Spears pozon ‘topless’ dhe i lë ndjekësit pa fjalë

Pas problemeve ligjore që po kalon kohët e fundit  me babanë e saj, mesa duket Britney Spears e ka marrë sërish veten duke u bërë më aktive në rrjetet e saj sociale.

Para disa ditësh ajo publikoi një video në Instastory teksa po ushtrohej fizikisht dhe ndër të tjera ajo tha se dëshiron shumë që të jetë si Jennifer Lopez.

Së fundmi, këngëtarja ka habitur sërish ndjekësit me postimin e saj të radhës.

Ajo ka publikuar dy fotografi teksa pozon nudo në pjesën e sipërme të trupit, duke mbajtur me duar gjoksin dhe mban veshur pantallona xhins të shkurtra.