Ledina Çelo 'akuzohet' nga ndjekësit për ndërhyrje të shumta plastike

Ledina Çelo gjatë viteve 90-të ka bërë histori në muzikën e lehtë shqiptare e tanimë ka vendosur që ta lërë mënjanë karrierën e saj profesionale për shkak të jetesës në Gjemani.

Megjithatë, ajo sërish ja ka dalë që të jetë në qendër të vëmendjes pasi vazhdimisht publikon foto seksi në rrjete sociale duke shkaktuar diskutime të mëdha.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi me bikini nga vendi bregdetar ku po pushonte duke treguar format trupore të saj.

Ajo nuk kursen asgjë në foto e publikuara, të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

Megjithatë, ajo çka ndjekësit vunë re është një ndryshim rrënjësor i fizikut të saj krahasuar me atë të viteve , më përpara.

Para 5 viteve ajo u komentua shumë në prezantimin e ‘Festivalit të Këngës në RTSH”, pasi fustani i tregonte fund-shpinën e saj  dhe format e saj trupore aso-kohe nuk ishin aq perfekte sa sot.

Duhet thënë se tashmë format e saj janë akoma më të bukura dhe nuk e dimë nëse është fuqia e ushtrimeve fizike, kirugjisë plastike apo fotoshopit.