Aktivisti i kujton ambasadores Kim se kush janë miqtë e saj
Nuk është hera e parë që ambasadorja amerikane, Yuri Kim shfaqet e qeshur me zyrtarët e lartë shqiptarë, që duhet të jenë subjekt i drejtësisë së re, të cilën ajo e mbron me pasion.
Këtë herë në rrjetet sociale u pa një foto e saj me zyrtarët socialistë, Elisa Spiropali dhe Niko Peleshi.
Aktivisti Genc Sejko nuk e kurseu ironinë në një koment online.
"Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zonja që ke në krah, zonja ambasadore, i ka shkaktuar të paktën 5 milion euro dëm dikasterit që dikur drejtonte.
Zotëria që ke përballë u shkarkua si ministër për paaftësi. Kjo sepse nuk deshën ta fusnin në burg për lejimin e shitjes së pesticideve të rrezikshme.
Njerëzve u vjen për të qeshur kur gjatë ditës deklaroni se mbështesni reformën në drejtësi, e gjatë natës harboheni me ata që duhet të ishin subjekt i saj.
Ndize edhe një tjetër, Kimete! E paske filluar me paketë?!," shkruan ai.