Pse kjo foto e dy vëllezërve sirianë në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020' i preku të gjithë?!

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios ka dëshmuar një moment shumë prekës.

Dy vëllezër sirianë,  Muhammed dhe Alaa Maso njëri i cili përfaqëson vendin e tij, Sirinë dhe tjetri luan me ekipin e refugjatëve nën flamurin Olimpik, janë takuar pas shumë kohësh.

Kur Alaa Maso u largua nga vendi i tij në vitin 2015, ai mbërriti në Turqi.

Më pas me një varkë me 18 persona u arratis për në Greqi.

Sportisti mbërrin në Lesbos, për tu larguar më pas në Gjermani pas një procesi të vështirë.

Dy vellëzërit atletë u takuan në Lojërat Olimpike vite më vonë.

Historia dhe përqafimi i tyre preku miliona përdorues të rrjeteve sociale.

Numri i sirianëve në ekipin e refugjatëve është nëntë, duke përfshirë notaren Yusra Mardini, e cila marë pjesë me ekipin dhe në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro 2016./middleeast