Nedved siguron: Cristiano Ronaldo është kthyer për të qëndruar!

Pavel Nedved numri dy i bardhëezinjëve iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të Sky Sport, pas ndeshjes së Juventusit kundër Cesenas, ku fituan me rezultuatin 3-1.

Në veçanti numri dy i Juventuesit u përqëndrua në situatën e Cristiano Ronaldos.

'Ai është thirrur dhe do të kthehet të hënën, 26 korrik dhe do të qëndrojë me ne’ u shpreh Nedved, duke ngrohur kështu zemrat e shumë tifozëve të 'Zonjës së Vjetër'.

Ndërsa përsa i përket rinovimin e Chiellini, Nedved tha:

 " Chiellini është me pushime. Le t'i japim kohë të rimëkëmbet dhe pastaj do të flasim me qetësi për rinovimin e tij".