I plagosuri në Shkodër në kërkim për vrasje, burimet: RENEA e çoi në spital…

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Mesohet se ai ishte person në kërkim dhe është plagosur gjatë një aksioni që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut të vendit.

E ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se kush e qëlloi, efektivët e RENEA-s e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës, shkruan abc news, dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma” pasi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që ka marrë.