FOTO/ Kreu atentat në Tiranë, autori ndër më të rezikshmit në Europë

Aldo Gjini ose i njohur ndryshe si Aldo Iamandi është autori i plagosjes së dyfishtë të ndodhur sonte në Tiranë.

Gjini, përpos se i arrestuar në Itali më herët më 2016 si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike, rezulton edhe person në kërkim nga Europol.

Ai dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë. Gjini qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë ku ngiste një automjet tip mercedes G AMG.

Më 11 shkurt 2021 u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar për të dhe prej atëherë ai ka qenë në kërkim. Edhe kur ka ndodhur ngjarja, Gjini ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.