Ekuban arrin marrëveshjen me klubin e Serie A

Kaleb Ekuban është vënë në qendër të merkatos së Xhenoas dhe sipas mediave italiane marrëveshja me ish-sulmuesin e Partizanit është arritur teksa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për tu mbyllur me Tranzonsporin.

27-vjeçari i lindur në Itali, është futbollist i dakë nga akademia e Kievos dhe ka luajtur në disa skuadra italiane për tu transferuar më pas te Partizani në vitin 2016 ku u aktivizua vetëm 1 sezon duke shkëlqyer në Superiore.

Ekuban është prej 3 vitesh pjesë e turqve të Trabzonsporit teksa shumë shpejt pritet të transferohet në Serinë A.

Xhenoa po pret për momentin të largojë një futbollist që t’i bëjë vend në skuadër sulmuesit, i cili bën kështu një hap të madh në karrierën e tij.