VIDEO/ Një shqiptar i shënon Juventusit

Juventusi e mbylli me fitoren testin e parë nën drejtimin e Masimilliano Allegrit, duke mundur Cesenën me rezultatin 3-1.

Allegri dhe pse me ekipin e cunguar, hodhi disa lojtarë të njohur në fushë si Rugani, Mekeni apo Pjaca.

Siparin e golave e hapi mbrojtësi i krahut, De Winter, i cili realizoi vetëm pas 5 minutash lojë.

Goli i dytë për Juven u shënua nga Mekeni në minutën e 34-të të takimit, ndërsa 2 minuta më vonë u bë protagonist një shqiptar.

Sulmuesi 18-vjeçar i Cesenës, Kristian Shpendi, shfrytëzoi saktësisht një top të lënë në mbrojtjen juventine për të ngushtuar rezultatin dhe për të shënuar emrin në tabelën e golashënuesve.

Në minutën e 66-të, Malvano realizoi dhe të tretin për Juven duke mbyllur pozitivisht këtë test të parë për skuadrën bardhezi nën drejtimin e Maks Allegrit.