Kërcënimi nga talebanët, qeveria afgane implementon orën policore

Qeveria e Afganistanit ka vendosur orë policore, pothuajse në të gjithë vendin të shtunën, në një përpjekje që të ndalojë talebanët, në ofensivën e tyre për të pushtuar qytetet.

Sipas urdhrit të lëshuar, në Kabul dhe në dy rrethë të tjera të vendit, nuk lejohet asnjë kalim nga ora 22:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Luftimet mes forcave qeveritare dhe talebanëve janë përshkallëzuar kohët e fundit, kurse trupat ndërkombëtare janë tërhequr nga shteti, raporton BBC.

Grupi militant vlerësohet se ka arritur të ketë nën kontroll gjysmën e territorit. Ky grupim ka lëvizur me shpejtësi, pasi SHBA u tërhoq nga Afganistani. Talebanët kanë marrë pika kufitare në duar, por edhe zonat kryesisht rurale.

Talibanët, milici fundamentaliste islamike që u nxorën nga pushteti nga pushtimi i SHBA-së gati 20 vjet më pare, gjithashtu kanë kapur rrugët kryesore.