Barcelona-Girona/ Koeman i jep besim, Rei Manaj e nis si titullar

Barcelona po luan një miqësore tjetër pasditen e sotme kundër rivalëve të Gironës dhe Rei Manaj e ka nisur si titullar sfidën.

Tripleta kundër Gimnastik pak ditë më parë si duket e ka bindur trajnerin Koeman t’i japë një shans tjetër sulmuesit të Kombëtares, i cili pritet të bëjë një paraqitje pozitive ditën e sotme.

Në lojë do të jenë dhe disa nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës si Pike, Umtiti e Serxhi Roberto, teksa të gjithë sytë do të jenë nga Rei Manaj.