Djali denoncon babanë në Greqi: Më ngacmon seksualisht

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Chania të Greqisë.

Një 19-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka denoncuar babanë në polici, duke thënë se e ka ngacmuar seksualisht.

Mediat greke shkruajnë se i riu jetonte në një shtëpi me të atin, pasi nëna ishte larguar nga banesa.

Pas denoncimit, i ati i të riut është arrestuar. Policia pop yet edhe banorët për rastin.

Paralelisht po hetohet edhe një tjetër rast abuzimi me 19-vjeçarin, pasi më 2017, ky i fundit ka thënë se është abuzuar seksualisht nga një person i panjohur