EMRI/ Aksidenti vdekjeprurës në Tapizë, arrestohet shoferi 29-vjeçar

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Qemal Shabani, 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë në Tapizë.

Raportohet se i arrestuari quhet Pal Kacoli.

Ai vetë ka mbetur i plagosur nga aksidenti, bashkë me pasagjeren në makinën e tij.

“P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, ditën e djeshme në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkak i aksidentit mendohet se është bërë parakalimi i gabuar. Të dy makinat kanë qenë me shpejtësi të madhe dhe përplasja ka qenë shumë e fortë.