Ndaluan për t'u furnizuar me naftë, grabisin karburantin në Shijak

Grabitet një karburant në Shijak. Policia njofton se persona të paidentifikuar kanë marrë xhiron ditore. 

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale, e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar, të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti  i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës (punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.